VIDEO/ Dhuna ndaj protestuesve, Gent Progni denoncon nga dritarja e qelisë: ‘Bodyguardi’ i Ulsi Manjës nga “Vip Security” më ka goditur! S’kemi bërë rezistencë

Jul 2, 2026 | 18:13

Eksperti i IT-së, Gent Progni, ka denoncuar nga ambientet Komisariatin numër 3, se është dhunuar gjatë shoqërimit dhe arrestimit të tij pas protestës para Parlamentit.

gent progni

Në një video ku ai dëgjohet duke folur nga dritarja e qelisë, Progni pretendon se është goditur nga persona që, sipas tij, shoqëronin ministrin Ulsi Manja, duke përmendur me emër Saimir Kokën, të cilin e identifikon si punonjës të “Vip Security”.

Sipas tij, edhe kur ka qenë i prangosur dhe nuk ka bërë rezistencë është dhunuar me shkelma.

“S’kemi bërë asnjë rezistencë. Na ka sharë nga robt e shtëpisë Ulsi Manja dhe bodyguard-at e tij kanë ardhur dhe na kanë gjuajtur. Saimir Koka, punonjës i ‘Vip Security’ dhe pronari i ‘Vip Security’, më ka qëlluar pa pushim.

Kisha duart poshtë, nuk kemi bërë asnjë rezistencë. Edhe kur më arrestuan me pranga, më kanë qëlluar me shkelma nga prapa. Na kanë futur në hetim për prishje të qetësisë publike dhe të pronës publike. Rama në burg, Berisha në burg!”, dëgjohet të thotë Progni.

© Panorama.al

Te lidhura