Skandali i eskortave të luksit në lokalet e Milanos po merr gjithmonë e më shumë përmasa të mëdha në Itali, sidomos sa u përket përfshirjes së futbollistëve të njohur.

Për momentin, Prokuroria e Milanos ka si të akuzuar për “prostitucion me minorene” vetëm mbrojtësin e Interit Alesandro Bastoni. Por sipas të dhënave, janë dhjetëra futbollistë të Serisë A dhe B të përfshirë mes përgjimeve për këtë rrjet prostitucioni me klientelë të zgjedhur.
“Guardia Di Finanza” ka bërë të ditur se ka thirrur për t’u marr në pyetje edhe tre lojtarë të tjerë të njohur dhe tashmë janë mësuar edhe emrat e tyre. Njëri është Rikardo Kalafiori, mbrojtësi i Arsenalit dhe Italisë. Më pas është Kevin Bonifazi, i cili sapo u largua si lojtar i lirë nga Bolonja si dhe në fund është Daniel Maldini, sulmuesi i cili është pjesë e Lacios.
Emrat e këtyre tre futbollistëve përfshihen në shumë mesazhe që kanë lidhje me grupin kriminal që operonte rrjetin e prostitucionit. Ata nuk akuzohen për ndonjë krim, por do të pyeten vetëm si persona në dijeni të fakteve. Duhet kujtuar se për ligjin në Itali, klienti i një prostitute maxhorene nuk cilësohet të ketë kryer vepër penale.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











