FOTOLAJM/ “Belinda ka një hall me SPAK, na duhet edhe një herë me dhënë besën”- Pankartat e protestuesve kundër Ramës: Besa pa besë, qeverisje pa shpresë!

Jul 25, 2026 | 9:56

Pankartat e protestuesve në tubimin e djeshëm kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama rikthyen në vëmendje hetimin e SPAK ndaj ish- zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

edi rama pankarta protesta 55 besa (13)

Me ironi, qytetarët i janë referuar kërkesës së Ramës për “besë” ndaj shqiptarëve, pas prezantimit të dokumentit që sipas tij synon një reflektim të qeverisë dhe një kthesë në qeverisje pas protestave masive kundër tij.

Një prej pankartave kryesore të protestës me foton e Ramës shkruante: “BELINDA KA NJË HALL ME SPAK. NA DUHET EDHE NJË HERË ME DHËNË ‘BESËN’”, duke iu referuar hetimit të Prokurorisë së Posaçme ndaj Ballukut.

edi rama pankarta protesta 55 besa (12)

Në pankartat e tjera, protestuesit ironizuan marrëdhënien mes “besës” që Rama kërkon nga shqiptarët dhe politikës së ndjekur nga qeveria e tij.

“Jepi besën Ramës që të pasurohet Belinda, e të ngrejë vila Zegjinëja” ishte një tjetër mesazh i shfaqur në protestë, ndërsa një tjetër shkruante: “Besa pa besë, qeverisje pa shpresë!”

besa edi rama pankarta

edi rama pankarta protesta 55 besa (18) edi rama pankarta protesta 55 besa (16) edi rama pankarta protesta 55 besa (15) edi rama pankarta protesta 55 besa (6) edi rama pankarta protesta 55 besa (8) edi rama pankarta protesta 55 besa (11) edi rama pankarta protesta 55 besa (4) edi rama pankarta protesta 55 besa (5)

© Panorama.al

Te lidhura