Trump shfaqet me kapelën “Trump 2028”: Ky është qëllimi im, një mandat i tretë si president

Jul 25, 2026 | 9:13

Donald Trump ka surprizuar të pranishmit në darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, duke u shfaqur me një kapelë të kuqe me mbishkrimin “Trump 2028”, duke lënë të kuptohet se synon një mandat të tretë në krye të Shteteve të Bashkuara.

trump

“Ky është qëllimi im. Dhe ky është… qëllimi im për një mandat të tretë si president i Shteteve të Bashkuara. Do ta bëjmë.

Do të argëtohemi pak. Kam fituar. Kam fituar tri herë. Tani do ta bëj sërish”, deklaroi Trump në fund të fjalimit të tij, i cili zgjati pak më shumë se një orë.

Duke folur për mundësinë e një kandidimi të ri, Trump shtoi: “Do ta bëj. Duhet të jetë e lehtë”.

Deklarata e tij u bë në një sallë që, sipas raportimeve, u zhyt për një moment në heshtje.

“Po bëhem shumë i mirë në kandidimin për president. Do të keni kohë të flisni për këtë. E dini, është interesante kur rikthehesh dhe bën një punë të mirë, siç kemi bërë ne. Sepse situata është vërtet shumë e keqe”, tha presidenti amerikan.

Më pas, Trump u kthye te një ton më falënderues, duke u shprehur: “Por, duke folur seriozisht, dua t’ju falënderoj edhe një herë të gjithëve. Ishte një mbrëmje interesante”.

Pak më vonë, në sallë nisi të luhej kënga “YMCA”, një nga këngët e preferuara të Trump, ndërsa presidenti amerikan shoqëroi muzikën me kërcimin e tij karakteristik.

© Panorama.al

Te lidhura