FOTO/ Ylli i “Only Fans” feston 21-vjetorin në prehrin e Shaq O’Neal

Sep 26, 2025 | 7:22

Sophie Rain, një nga emrat më të përfolur të rrjeteve sociale dhe “OnlyFans”, festoi 21-vjetorin e saj në Las Vegas në një mënyrë të veçantë, në shoqërinë e legjendës së NBA-së, Shaquille O’Neal.

6666999

Ylli i internetit, e cila ka deklaruar se ka fituar plot 43.4 milionë dollarë nga “OnlyFans” gjatë vitit të kaluar, u pa duke festuar në “Encore Beach Club”, ku ndodhej edhe Shaq. Fotot e postuara në rrjetet e saj sociale tregojnë atmosferën energjike të mbrëmjes.

999

Në një nga fotot më virale, Sophie shihet teksa tregon gishtin e mesit drejt kamerës, ulur në prehrin e Shaq, ndërsa shkruan me humor: “Shikoni kë takova!”, shoqëruar me një emoji syhapur. Në një tjetër postim, ajo publikoi një video ku vallëzonte në skenë pranë ish-basketbollistit, i cili performoi si DJ nën emrin artistik “Diesel”.

666655

Sophie numëron 13.4 milion ndjekës në “TikTok” dhe 8 milion në “Instagram”, ndërsa prania e saj në “OnlyFans” ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Ajo e nisi karrierën në këtë platformë në maj të 2023-s, pasi humbi një punë si kamariere me pagë minimale. Ndërkohë, Shaquille O’Neal vazhdon të performojë si DJ në evente të veçanta në Las Vegas.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura