CNN ka botuar një seri fotografish të pabotuara më parë të ikonës së kinemasë, Marilyn Monroe ku ajo paraqitet me rroba banjo. Fotot janë gjetur ne vitin 1980. Negativët e këtyre fotove janë blerë më parë në një pazar gjërash të lira për vetëm 2 dollarë. Koleksionisti kishte blerë dy zarfe, ku në njërin ndodheshin fotot e Monroe, ndërsa në zarfin tjetër foto të Jayne Mansfield.













