FOTO/ Sulmi terrorist në Australi, këta janë 2 autorët e m*asakrës në plazhin e Sidney!

Dec 14, 2025 | 18:07

Teksa bota po dënon me ashpërsi sulmin terrorist në Sidney dhe Australia është në gjendje shoku prej orësh, mediat kanë siguruar edhe pamjet e foto të autorëve të masakrës që deri tani ka lënë 12 të vrarë dhe 29 të plagosur, mes tyre edhe një prej sulmuesve.

australi sidney sulmi terrorist

Fotot e dy autorëve të masakrës së Sidney-t po qarkullojnë në internet. Këto janë momente imazhesh të bëra gjatë incidentit dhe pak para se ata të neutralizoheshin.

Burri me të zeza është 24-vjeçari Naveed Akram dhe burri tjetër me pantallona të bardha është autori tjetër i krimit, për të cilin po kërkohen prova me qëllim identifikimin e tij. Hetimet janë ende në proces.

autoret sidney

Në fakt, policia ka bastisur shtëpinë e njërit prej tyre. Deri tani janë zbuluar armë, eksploziv, dokumente dhe të dhëna me interes hetimi.

Autoritetet po verifikojnë për një bashkëpunëtor të tretë në krim.

autori i sulmit

Një nga autorët u vra dhe tjetri, 24-vjeçari, u plagos rëndë. Mes viktimave edhe një rabin e një fëmijë 10 vjeç.

autori australi2

Shënjestër e sulmit ishte komuniteti hebre në zonën e plazhit Bondi në Sidney, ku po kremtohej festa e Hanukkah.

australi autoret sulmi

© Panorama.al

Te lidhura