FOTO/ Shpërthejnë dy vatra të mëdha në Sarandë e Finiq, aktivizohet helikopteri, plagoset efektivi! Era favorizon flakët, rrezik për banesat, zjarri nuk kursen as gjallesat

Jul 23, 2026 | 17:32

Dy vatra të mëdha zjarri shpërthyen mesditën e kësaj të enjteje në fshatin Shelegar bashkia Sarandë dhe në Bregas, bashkia Finiq, të cilat kanë marrë përmasa kjo për shkak të terrenit dhe erës që fryn.

zjarri sarande

Në drejtim të vatrës është nisur edhe mjeti i Delvinës me 3 efektivë si dhe 3 mjete të Finiqit.  Aktualisht në terren po operojnë 6 mjete (3finiqi, 2 Delvina,1 Saranda) dhe efektivë. ( 9 Finiqi, 6 Delvina dhe 3 Saranda).

zjarr5

Banorë të fshatrave Bregas dhe Shelegar janë bashkuar me ekipet e shpëtimit në terren për të frenuar përhapjen e flakëve, duke luftuar zjarrin me mjete rrethanore në kushtet e një terreni të thyer dhe të vështirë.

zjarr6

Madje banorë të Bregasit i erdhën në ndihmë një zjarrfikësi i cili u lëndua në këmbë pasi rrëshkiti duke e ndrydhur atë, duke mbetur për disa momente i rrezikuar nga afërsia e flakëve.

breshka e djegur

Banorët njoftuan menjëherë ambulancën dhe e transportuan zjarrfikësin nga zona e zjarrit deri te mjeti i urgjencës.

zjarri sarande1

Ndërkohë, përpjekjet për shuarjen e flakëve vijojnë. Në këto momente në ndihmë për shuarjen e zjarrit ka ardhur edhe një helikopter.

zjarri sarande sot

Flakët nuk kursyen edhe gjallesat përveç bimësisë në zonë, ku në shumë zona gjeje edhe breshka të djegura.

zjarrii

© Panorama.al

Te lidhura