20-vjeçarja Naiel Aguilera është kthyer në fenomenin viral të Kampionatit Botëror të futbollit, pasi pamjet e saj në stadium ndezën debate në rrjetet sociale.

Fillimisht, shumë njerëz besuan se bukuroshja paraguaiane ishte krijuar nga inteligjenca artificiale, por realiteti rezultoi edhe më mbresëlënës. Studentja e psikologjisë dhe ishfituesja e “Miss Teen Paraguay 2022” mori vëmendjen e botës gjatë ndeshjes së Paraguait me Turqinë në Kaliforni, kur kamerat e televizionit e fokusuan në tribunë.
Që nga ai moment, popullariteti i saj shpërtheu, ndërsa kombëtarja e Paraguait siguroi kualifikimin në fazën e 1/8-ave pas triumfit me penallti ndaj Gjermanisë, për tu eliminuar më pas kundër Francës.
Brenda pak ditësh, profili i Naiel Aguilerës në “Instagram” kapërceu shifrën e 300 mijë ndjekësve. Modelja e re, e cila prej kohësh ndan në rrjetet sociale pasionin e saj për futbollin, tashmë po tërheq interesin e markave të njohura të modës dhe produksioneve televizive.
Ndërkohë, ajo vazhdon të ndjekë ëndrrën e saj më të madhe, të ecë në pasarelën e “Victoria’s Secret” dhe të konkurrojë në “Miss Universe”.

PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











