Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit, Irani të arrijë marrëveshje

Jul 6, 2026 | 17:28

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi sot se një zgjidhje për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit, duke shtuar se këtë çështje do ta diskutojë gjatë bisedimeve që do të zhvillojë këtë javë në samitin e NATO-s në Turqi.

maketa-trump-04

“Jemi në bisedime dhe do të shohim nëse mund t’i japim fund luftës”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale, duke theksuar se presidenti rus, Vladimir Putin, “ndjen presion”.

Duke iu referuar edhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Trump tha se edhe ai dëshiron realisht që lufta të përfundojë sa më shpejt.

Sa i përket Iranit, presidenti amerikan përsëriti se Shtetet e Bashkuara nuk synojnë ndryshimin e regjimit në këtë vend, por paralajmëroi se Teherani “do të bënte më mirë të arrinte një marrëveshje”.

Sipas Trump, SHBA-ja ose do të arrijë një marrëveshje me Iranin, ose “do ta përfundojë punën”.

© Panorama.al

Te lidhura