Goditi me shkelm dhe karrige një person pas sherri në rrugë, procedohet pronari i kompanisë farmaceutike “CFO Pharma”, Nadir Çausholli

Jul 6, 2026 | 13:54

Është proceduar penalisht pronari i kompanisë farmaceutike “CFO Pharma”, Nadir Çausholli, pasi ka dhunuar një person gjatë një sherri në rrugë.

Nadir Çausholli

Sipas policisë, Nadir Çausholli 48 vjeç, ka goditur me shkelm dhe karrige shtetasin me iniciale M. L., 53 vjeç, pasi një debati në rrugën “Ibrahim Rugova.

Mësohet se konflikti mes tyre ka ndodhur për montimin e një pajisjeje karikimi për automjete elektrike në trotuar, ku Çausholli edhe e ka kanosur me fjalë 53 vjeçarin.

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin N. Ç., 48 vjeç, për veprat penale “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”.

Ky shtetas, më datë 06.07.2026, në rrugën “Ibrahim Rugova”, gjatë një konflikti të ndodhur për montimin e një pajisjeje karikimi për automjete elektrike në trotuar, dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin M. L., 53 vjeç, si dhe ka goditur me shkelm një karrige në drejtim të tij.

Nga ana tjetër, shtetasi N. Ç. ka kallëzuar se është kanosur me fjalë nga shtetasi M. L.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© Panorama.al

Te lidhura