Protesta para Parlamentit, Gent Progni kallëzon truprojën e Manjës: Saimir Koka më goditi mbi 100 herë me grushte! Ulsiu na shau me fjalor rruge, iu përgjigjëm me vezë!

Jul 6, 2026 | 18:58

Eksperti i IT-së dhe aktivisti Gent Progni, ka depozituar një kallëzim penal në Komisariatin Nr. 1 në Tiranë, pas incidentit të rëndë ku është dhunuar në 2 korrik në protestën para Parlamentit.

gent progni

 

Në një prononcim për mediat, Progni ka zbardhur prapaskenat e ngjarjes së ndodhur më 2 korrik, duke akuzuar drejtpërdrejt truprojën e deputetit të PS, Ulsi Manja.

Në një prononcim për mediat, Progni ka zbardhur versionin e tij të ngjarjes, duke akuzuar drejtpërdrejt truprojën e deputetit të Partisë Socialiste, Ulsi Manja, si dhe efektivë të policisë për mënyrën e trajtimit të rastit. Sipas tij, kallëzimi është bërë ndaj Saimir Kokës, të cilin e identifikon si personin që e ka dhunuar gjatë protestës.

“Sapo bëra kallëzim drejtuar Saimir Kokës, personi që më dhunoi, badigardi i Ulsi Manjës. Më ka gjuajtur mbi 100 herë me grushta” , tha ai.

Sipas Prognit, konflikti ka nisur pasi ai dhe protestues të tjerë janë sharë nga deputeti socialist, Ulsi Manja, ndërsa ata i janë përgjigjur duke e goditur me vezë.

“Jemi provokuar nga deputeti Ulsi Manja, duke na sharë me fjalor më rrugaç që mund të ekzistojë. Ne jemi kundërpërgjigjur me vezë, dhe në këtë moment policia ka ardhur për të më arrestuar. Më poshtë, ky Saimir Koka më ka goditur disa herë me grushte. Jam vendosur në pozicion mbrojtjeje me duart në kokë dhe ai më ka goditur edhe pse isha i shtrirë”, tha ai.

Gent Progni: Sapo bëra kallëzim drejtuar Saimir Kokës, personi që më dhunoi, badigardi i Ulsi Manjës. OPGJ ishte Bledar Rushiti, i cili nuk më la, bashkë me avokatin tim, të bëja kallëzimin. Nuk e di arsyen pse. Që në fillim të kallëzimit u mundua të më intimidojë, duke më thënë që është vetëm një ankim, ndërkohë që ai zotëria më ka gjuajtur mbi 100 herë me grushta. Nuk më ka lagur me ujë, por më ka goditur me grushta. Pas këmbënguljes sime u bë kallëzimi.

Paraprakisht isha edhe në AMP, ku bëra kallëzimin për Komisariatin Nr. 4 dhe shefin e atij komisariati, i cili ka qenë prezent gjatë dhunimit tim dhe nuk ka kryer asnjë procedurë. Nuk më është lejuar asnjë procedurë sipas ligjit, për inspektim mjeko-ligjor në Komisariatin Nr. 4.

Gjithashtu, nuk më është lejuar të bëj kallëzim penal në Komisariatin Nr. 4 në datën 2 korrik, për këtë arsye iu drejtova sot Komisariatit Nr. 1 për të bërë kallëzimin për dhunën që është ushtruar ndaj meje nga Saimir Koka dhe për të më vënë në dispozicion kamerat e lokalit “Le Distric” dhe kamerat e qendrës “Toptani”, pasi ato vërtetojnë që ne nuk kemi qenë aq të dhunshëm dhe as provokues, por jemi provokuar nga deputeti Ulsi Manja, duke na sharë me fjalor më rrugaç që mund të ekzistojë.

Ne jemi kundërpërgjigjur me vezë, dhe në këtë moment policia ka ardhur për të më arrestuar. Më poshtë, ky Saimir Koka më ka goditur disa herë me grushte. Jam vendosur në pozicion mbrojtjeje me duart në kokë dhe ai më ka goditur edhe pse isha i shtrirë.

Brenda është Besart Kaimi, i cili ka pasur një kamerë 360 gradë, të cilën e kanë marrë dhe e kanë dorëzuar pranë tyre njerëzit e lokalit “Le Distric”. Shpresojmë që ta gjejmë, sepse vërteton të gjitha pamjet, të vërtetën dhe dinamikën e ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura