Pas 8 vitesh mungesë, Jozefina Topalli është rikthyer në Kuvend, si deputete e zgjedhur e Partisë Demokratike. Dikur, Topalli vinte në këtë sallë si kryeparlamentare, duke mbajtur kështu një ndër postet më të larta. Por këtë herë, Topalli rikthehet si deputete e thjeshtë në radhët e opozitës.
Ndonëse me shumë vite mungesë, ajo nuk ka humbur asgjë nga stili i saj, ku si gjithnjë preferon veshjet klasike, por ruan gjithnjë komoditetin e saj. E teksa gjithnjë jemi mësuar ta shikojmë me veshje klasike dhe me taka, këtë herë Jozefina na habiti, pikërisht për veshjen e thjeshtë që kishte zgjedhur. Ishkryeparlamentja u shfaq këtë javë në Parlament, me pantallona të gjera dhe me këpucë të sheshta.
Duhet thënë se kjo është ndër rastet e rralla që e shohim zonjën Topalli me një luk disi më ‘casual’. Ndonëse në të përditshmen e saj zgjedh gjithnjë komoditetin, në politikë ajo ka spikatur si një zonjë klasike, të paktën deri në këtë shkrepje.
© Panorama.al
















