Rrugët politike të Enkelejd Alibeajt me Partinë Demokratike janë ndarë njëherë e përgjithmonë. Deputeti, bashkë me disa kolegë të tij, ka krijuar tashmë edhe forcën e re politike.

E gjitha kjo situatë, mesa duket ka sjellë edhe humbjen e disa miqve në radhët e deputetëve. Shpesh herë e kemi parë Alibeajn të mbërrijë dhe të largohet krejt i vetëm nga selia e Parlamentit, duke zgjedhur as mos të përshëndetet me ata që dikur ndante të njëjtat bindje. Ndonëse disa kolegë të tij, preferojnë që ende të flasin me të, shumë të tjerë as nuk kthejnë sytë nga ishbashkëpunëtori i tyre.
Ndaj edhe kjo foto, e shkrepur nga paparaci ynë, meritonte një vëmendje në këtë faqe. Enkelejd Alibeaj u shfaq në oborrin e Parlamentit, teksa nxitonte hapat për t’u futur në pjesën e brendshme. E në këtë nxitim, natyrisht që nuk ka pasur mundësi të flasë me asnjë nga kolegët e tij, por sigurisht që kjo nuk ishte arsyeja.
© Panorama.al










