FOTO/ Nga Fjoralba Ponari te Krist Dragot e Stenaldo Mëhilli, VIP-at “qëndrestarë” që mbështesin çdo ditë protestën për rrëzimin e qeverisë

Jun 27, 2026 | 13:26

Shqipëria është zgjuar. Prej gati 1 muaj protestat në shesh kanë treguar se shqiptarët kanë vendosur që të marrin në dorë fatet e tyre. Prej gati 1 muaj, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama.

protesta masive

E mes tyre që nuk i është dorëzuar kësaj kauze janë edhe të famshmit. Njerëzit e ekranit të madh kanë treguar hapur mbështetjen e tyre jo vetëm me statuse “Instagram”-i, por me prezencën e tyre.

ALDO MARKU

Regjisori ka preferuar që të mbajë një profil të ulët në media. I fokusuar vetëm tek projektet e tij, Aldo ka preferuar që pak të flasë për tema të tjera. Megjithatë, kur vjen puna për një kauzë kaq të rëndësishme, ai nuk ka sesi të mungojë në shesh. I vetëm, pa miq dhe pa shumë bujë edhe në rrjetet sociale, ai i është bashkuar protestës, duke u bërë njësh me qytetarët e tjerë.

aldo marku

ARJON MUÇA

Në media e kemi parë shpesh të flasë për çështje të nxehta, por gjithnjë në rolin e moderatorit. Por tashmë si qytetar i këtij vendi dhe si një vlonjat, Arjoni nuk ka sesi mos ti bashkohet protestës. Së bashku me motrën e tij, Frensi, ata janë parë në shesh, përgjatë ditëve të protestës. Jemi të sigurt, se si shumë VIP-a të tjerë nga Vlora, pakënaqësia e tyre ka nisur nga projekti i Zvërnecit.

arion muca

FJORALBA PONARI

Për disa javë rresht, Fjoralba ka qenë kryefjala e zhvillimeve të protestave. Ishte pikërisht figura e saj, që u imitua nga Kryeministri Rama kur u tall me blogeret. Por duket se një fakt i tillë nuk e ka intimiduar aspak prezantuesen, e cila ka vijuar me angazhimin e saj. Ajo është parë në protestë thuajse çdo ditë, duke vijuar me angazhimin e saj qytetar. Paralelisht edhe në rrjetet sociale, ajo ka bërë kryefjalë tashmë zhvillimet që vijnë nga kjo protestë.

fjoralba ponar

STENALDO MËHILLI

Pa asnjë mëdyshje edhe Stenaldo të ishte pjesë e protestës. Si një i ri me aftësi të kufizuara, i cili është detyruar të emigrojë, ai nuk kishte sesi të mungonte. Paparaci ynë e ka fotografuar, ku jo vetëm ka dalë në krye të protestuesve, por edhe ka marrë një daulle dhe i binte. E pamundur që si një qytetar që në këtë vend ka hasur në shumë vështirësi, Stenaldo të mos protestojë bashkë me mijëra të tjerë në shesh.

stendaldo mehilli

RUDINA HAJDARI

Angazhimi i saj në politikë ka mbaruar prej disa kohësh. Por kjo nuk do të thotë që Rudina të heq dorë nga angazhimi si qytetare. Mes stinës së nxehtë dhe jetës që bën mes Shqipërisë dhe SHBA, ajo ka gjetur kohë të vijë në protestë. Ish-deputetja ka marrë pjesë në cilësinë e qytetares, duke lënë pas detyrën e lartë që dikur ka përfaqësuar.

rudina hajdari

KRISTI DRAGOTI

Prej shumë vitesh Kristi jeton në Belgjikë, ku dhe ka ndërtuar një jetë të re. Megjithatë, kur vjen puna për të marrë pjesë në një protestë paqësore në dobi të vendit, ai nuk ka sesi të mungojë. Në shoqërinë e miqve, Kristi është parë shpesh herë në protestë. Kujtojmë se edhe babai i tij. Roberti është treguar i ashpër në deklarata në lidhje me zhvillimet që vijnë nga organizimi i kësaj proteste.

krist dragot (2)

MATILDA MCINI

Prej shumë vitesh pjesë e ekranit, Matilda e ka bërë me korrektësi detyrën e moderatores. Ndaj me të njëjtën korrektësi, tashmë po bën atë të qytetares së Shqipërisë. Ajo i është bashkangjitur protestave, duke lënë për pak kohë më mënjanë famën, duke u bërë njësh me protestuesit e tjerë. Krah saj u pa edhe Alesio Aliaj, që duhet thënë ka qenë në shesh që në ditën e parë të protestës, dhe ende nuk ka hequr dorë.

© Panorama.al

Te lidhura