FOTO/ Mori makinë me qira për të trafikuar kokainën, arrestohet në Itali 28-vjeçari shqiptar! Nervozizmi e tradhtoi para karabinierëve

Feb 14, 2026 | 18:38

Një tjetër i ri shqiptar është arrestuar për posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikimi në Itali.

kokaina shqiptari

I arrestuari është një 28-vjeçar, i cili u ndalua nga karabinierët e degës së Asizit, ndërsa drejtonte një makinë me qira.

Sjellja e tij nervoze gjatë ndalimit ngjalli dyshime tek oficerët dhe ata vendosën të kryenin një kontroll personal dhe të automjetit.

Operacioni rezultoi në zbulimin e 45 pakove me kokainë, që peshonin afërsisht 40 gramë, një pako me hashash që peshonte afërsisht një gram dhe 770 euro në para të gatshme, që besohet të jenë të ardhurat nga trafikimi i drogës.

itali droge shqiptari kokaine

Duke ndjekur procedurat formale, trafikanti i ri shqiptar i drogës u arrestua dhe u mbajt në qelitë e paraburgimit të degës.

Një gjyqtar nga Gjykata e Perugias më pas konfirmoi urdhrin e ndalimit.

© Panorama.al

Te lidhura