FOTO/ Lëvizja Bashkë protestë para Parlamentit, thirrje maxhorancës socialiste: Dorëzoni Belindën!

Jan 19, 2026 | 18:55

Lëvizja Bashkë mbajti sot (19 janar) një protestë para Parlamentit, ku i bëri thirrje maxhorancës socialiste që kryeministrja Belinda Balluku të vihej në dispozicion të  drejtësisë.

levizja bashke

Qindra mbështetës të drejtuar nga kryetari Arlind Qori dhe deputeti Redi Muçi, u tubuan para Kuvendit, teksa kishte edhe seancë plenare, duke bërë thirrje për dorëheqje të qeverisë pas skandaleve dhe aferave korruptive që po heton SPAK, veçanërisht të zv/kryeministres Belinda Balluku dhe AKSHI-t.

leviuzja bashke2

“Dorëzoni Belinda Ballukun!”, “Pse nuk e di partia se kush është Belinda Balluku“, “Taksoni dhjamin, jo djersën”, Dorëheqje” dhe parulla të tjera u hodhën nga mbështetësit, që mbanin edhe banderola dhe pankarta në duar.

redi muci protesta

Gjatë protestës folën drejtues të Lëvizjes, deputeti Muçi dhe qytetarë.

levizja bashke proteste

Ata vunë në dukje skandalet korruptive në vend, që i kushtojnë miliona euro xhepave të qytetarëve.

levizja bashke protesta1

Ata theksuan se Balluku është nën hetim nga SPAK për abuzime, por qeveria nuk e dorëzon dhe e mbron, duke zvarritur çështjen e heqjes së imunitetit në Kuvend.

levizja bashke3

© Panorama.al

Te lidhura