FOTO/ Ktheu banesën e bazë kokaine, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Bolzano! Përveç drogës i gjenden thika dhe…

Jan 13, 2026 | 10:29

I përfshirë në një rrjet të trafikut të kokainës në Bolzano të Italisë, 21-vjeçarit i gjendet banesa e kthyer në bazë të drogës.

trento droga itali

Karabinierët e njësisë Bressanone në Luginën Isarco zhvilluan një operacion antidrogë, ku pas arrestimit të të riut sekuestruan në flagrancë edhe një sasi prej 200 gramësh kokainë të pastër.

Operacioni u zhvillua mbrëmë në autostradën Brennero në Chiusa, konkretisht në Piazza Fraghes. Gjatë aksionit oficerët ndërprenë dhe ndaluan makinën që transportonte të riun.

itali karabiniere

Në kontroll e sipër u zbuluan dy pako që përmbanin gjithsej 200 gramë kokainë, dhe një kontroll në banesën në Naz-Sciaves ku po qëndronte 21-vjeçari, gjetën një peshore precize dhe dy thika me gjurmë të qarta të një substance të bardhë.

Sipas karabinierëve, nuk ka dyshim se droga ishte diçka tjetër përveç kokainës. 21-vjeçari është dërguar në burgun e Bolzanos, në pritje të hetimit dhe të gjykimit.

droga itali shqiptari trento

© Panorama.al

Te lidhura