Këngëtarja Klea Huta, duket se i ka dhënë fund zërave për ndarjen nga bashkëshorti i saj, këngëtari Elgit Doda.
Klea ka postuar së fundmi një seri fotosh në rrjete sociale që kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve, ku dallohen unazat e saj.
Vihet re se ajo ka ende në dorë unazën me diamant që Elgiti i propozoi asaj për martesë në ditëlindjen e djalit të tyre. Unaza është tipike fejese me një gur të bardhë.
Klea nuk ka dhënë asnjë reagim të drejtpërdrejtë, por fakti që ajo mban ende unazat ka mjaftuar për të ndezur diskutimet se ata janë ende bashkë.
Pavarësisht se lajmet për fundin e marrëdhënies së tyre qarkullojnë prej javësh, dyshja nuk kanë reaguar për të mohuar apo pohuar lajmet, duke vendosur që të heshtin.

Çifti, prindër të një djali, celebruan dashurinë në martesë në qeshor 2023, por prej ditësh përfliten se tashmë kanë ndarë rrugët e tyre.
Aktorja dhe kantautori i njohur kanë fshirë fotot së bashku në rrjetet sociale, përfshirë edhe ato të dasmës, ndërsa ende ndiqen me njëri-tjetrin në rrjetin social Instagram.
Klea Huta mban në mediat sociale vetëm disa imazhe me të birin, Kridi. Çifti bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre udhëtuan drejt jugut vendit aty ku u mbajt dhe ceremonia. Festa e cila nisi pas mesnate përkonte edhe me ditëlindjen e djalit të tyre Krid ku e pritën të gjithë bashkë buzë detit.
© Panorama.al




















