FOTO- Ivanka Trump shpreh interes për Shqipërinë, vajza e presidentit amerikan poston tre libra për historinë shqiptare, mes tyre Ismail Kadarenë

Dec 8, 2025 | 8:43

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, ka ndarë në Instagram një foto që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut shqiptar.

ivanka trump

Në Story, ajo ka postuar tre libra të njohur për historinë dhe identitetin shqiptar, duke shënuar poshtë fotos “Research”, kërkim.

Në foto shfaqen librat “The Albanians – A Modern History” nga Miranda Vickers, “Albania: From Anarchy to a Balkan Identity” dhe “The General of the Dead Army” i shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare

Postimi i vajzës së presidentit amerikan Donald Trump sugjeron se ajo po zhvillon një kërkim mbi Shqipërinë.

ivanka
Tre librat shqiptare te postuar nga Ivanka Trump

Ivanka Trump është bashkëshortja e biznesmenit Jared Kushner, i cili pritet ndërtojë një resort luksoz në ishullin e Sazanit, që aktualisht është bazë ushtarake.

Komiteti për Investime Strategjike ka pranuar propozimin e kompanisë Atlantic Incubation Partners LLC, për projektin prej 45 hektarësh në ishullin e Sazanit. Projekti parasheh një investim prej 1.4 miliard eurosh.

Komiteti tha se projekti ishte në përputhje me ligjet për investime strategjike dhe përmbushi numrin e të vendeve të punës, që kërkohet me ligj, duke thënë se në të vlerësohet se do të punësohen 1.000 persona.

sazan
Projekti ne Sazan

© Panorama.al

Te lidhura