Forumi civil, apel për 8 majin:Qetësi e standarde

May 4, 2011 | 12:32

TIRANË- Forumi Civil ka shprehur sot shqetësimin për situatën e tensionuar në prag të zgjedhjeve dhe fushatën sipas tij, me incidente të shumta dhe ka bërë apel për ruajtje të qetësisë si gjatë procesit edhe në pritje të rezultateve.

Ish presidenti i vendit, Alfred Moisiu ka lexuar një deklaratë në emër të forumit, përbërë prej 7 pikash me thirrje drejtuar udhëheqësve të koalicioneve kryesore, zgjedhësve, vëzhguesve dhe medias.

Pikat kryesore të deklaratës

I bëjmë thirrje udhëheqësve të dy koalicioneve t’u theksojnë militantëve të mos shkaktojnë incidente dhe bllokime të votimit apo numërimit të votave;

Thirrje shqiptarëve të votojnë paqësisht dhe të presin me qetësi rezultatin

Thirrje komisionerëve t’i përmbahen në mënyrë strikte Kodit Zgjedhor, pasi në të kundërt do të kenë pasoja të rënda, por pasojat më të rënda do t’i ketë vendi

Thirrje mediave, e në vecanti TV publik të pasqyrojnë në mënyrë të balancuar procesin zgjedhor

Thirrje vëzhguesve vendorë të ndjekin nga afër procesin dhe të raportojnë në kohë reale incidentet apo parregullsitë

Thirrje vëzhguesve të huaj, vëzhgojnë me kujdes e të jenë të pranishëm në zonat më të nxehta zgjedhore

I bëjmë thirrje ambasadorëve të SHBA, BE dhe OSBE, të suhtrojnë trysni pozitive ndaj aktorëve politikë vendas për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe paqësore.

© Panorama.al

Te lidhura