
FORCIMI I POLICIMIT NË KOMUNITET NË SHQIPËRI
Thirrje për projekt-propozime
Skema e granteve për mbështetjen e projekteve të shoqërisë civile në fushën e policimit në komunitet
Programi “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri – Faza 3”, program që financohet nga Qeveria Suedeze dhe që asiston zbatimin e reformës së policimit në komunitet në Shqipëri, shpall Thirrjen Nr.2 për Aplikime.
Organizata të Shoqërisë Civile (OSHC), konsorciume dhe Organizata me Bazë Komunitare të cilët dëshirojnë të aplikojnë për grante nën Skemën e Granteve të këtij Programi, janë të ftuar të paraqesin projekt-propozime në kuadër të Thirrjes Nr.2, e cila do zbatohet në qarqet Tiranë, Korçë, Kukës dhe Gjirokastër. Inkurajohen të aplikojnë organizata me seli ne zonat ku parashikohet të zbatohet thirrja dhe projekt-propozimet të përfshijnë jo vetëm Bashkitë Qendër Qarku (Tiranë, Korçë, Kukës dhe Gjirokastër) por edhe bashkitë e tjera përbërëse (p.sh..Kamëz, Pogradec, etj.), apo njësitë administrative të tyre.
Për organizatat të cilat nuk kanë seli në këto zona, si kusht detyrues për aplikim në këtë thirrje, është bashkë-aplikimi me një organizatë lokale/aktivistë lokalë duke nënshkruar paraprakisht një marrëveshje bashkëpunimi për zbatimin e projektit. Programi do të ofrojë dy lloj grantesh:
Programi do të ofrojë dy lloj grantesh:
- Grante deri në 20,000 € (Afati kohor për zbatimin e projektit: deri në 18 muaj)
- Grante deri në 10,000 € (Afati kohor për zbatimin e projektit: deri në 12 muaj)
Fushat e ndërhyrjes:
Grantet do të mbështesin projekt-propozime që kontribuojnë në realizimin e objektivave të komponentëve kryesore të programit:
- a) Përfshirja e OSHC-ve në mbështetje të krijimit dhe forcimit të koalicioneve me bazë komunitare, me synim përmirësimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe komuniteteve lokale, si dhe rritjen e angazhimit në mekanizma gjithëpërfshirës.
- b) Konsolidimi dhe fuqizimi i Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike, si dhe realizimi i anketimeve në kuadër të Sistemit të Matjes së Sigurisë në Komunitet.
- c) Përmirësimi i ndërveprimit mes Policisë së Shtetit dhe aktorëve lokalë, pjesë e Mekanizmave Vendore të Referimit, me fokus rritjen e cilësisë së masave parandaluese dhe shërbimeve për rastet e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.
- d) Forcimi i partneriteteve mes policisë, institucioneve vendore dhe komuniteteve, me theks të posaçëm tek rinia dhe masat parandaluese në fusha si: siguria në trafikun rrugor, zgjidhja e konflikteve dhe ndërgjegjësimi, të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, pasojat e përdorimit të drogave, bullizmi dhe krimi/dhuna digjitale, krimet me motiv homofobik, etj. me theks të veçantë në masat parandaluese.
Projekt-propozimet duhet të plotësohen sipas Formularit të Aplikimit dhe Udhëzuesit për Aplikime. Të dy këto dokumente mund të konsultohen / shkarkohen nga https://cp-project.al/skema-e-granteve/
Në rast nevoje, kandidatët e interesuar mund të dërgojnë pyetje dhe kërkesa për sqarime në adresën e emalit [email protected] deri në datën 10 dhjetor 2025.
Aplikimi dhe dokumentet mbështetëse (lista e të cilave gjendet tek Udhëzuesi për Aplikime) duhen dorëzuar deri në datën 02 janar 2026 vetëm me email në adresën [email protected]. Për më shumë detaje referohuni në: http://www.cp-project.al/
© Panorama.al










