Forcat Operacionale Speciale të SHBA për Europën stërvitje me ushtrinë shqiptare në bazën e Zall Herrit: Të jemi gati ndaj krizave të mundshme në rajon!

Nov 19, 2025 | 12:19

Forcat e Operacioneve Speciale të caktuara në Komandën e Operacioneve Speciale të SHBA për Europën (SOCEUR) zhvilluan një stërvitje gatishmërie për vendosje emergjente në bazën ushtarake në Zall Herr javën e kaluar, bashkë me ushtrinë shqiptare.

ambasada ushtria

Forcat e Operacioneve Speciale mbërritën me dy aeroplanë CV-22 Osprey, në një operacion me dukshmëri të ulët gjatë natës, në errësirë dhe me qëllim ushtrimin e aftësisë së njësisë ndaj krizave të mundshme në rajon në të ardhmen.

Ambasada Amerikane në Tiranë ndau në Instagram informacionin për këtë stërvitje dhe foto nga veprimet ushtarake të përbashkëta.

Postimi i Plotë i Ambasadës Amerikane në Tiranë:

“Nën errësirë dhe në koordinim me Aleatët tanë shqiptarë, Forcat e Operacioneve Speciale të caktuara në Komandën e Operacioneve Speciale të SHBA për Europën (SOCEUR) zhvilluan një stërvitje gatishmërie për vendosje emergjente në bazën ushtarake në Zall Herr javën e kaluar. Forcat e Operacioneve Speciale mbërritën me dy aeroplanë CV-22 Osprey, në një operacion me dukshmëri të ulët gjatë natës. Ushtrimi testoi aftësinë e njësisë për t’u vendosur me shpejtësi, duke siguruar që ata të jenë gati të përgjigjen shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj krizave ose operacioneve të mundshme në rajon. Ushtrimi gjithashtu forcoi ndërveprueshmërinë dhe përforcoi angazhimin tonë të përbashkët ndaj sigurisë dhe bashkëpunimit”.

© Panorama.al

Te lidhura