Fondet e fushatës së Obamës, priten 200 milionë dollarë

Dec 26, 2011 | 11:25

Ekipi i fushatës zgjedhore të Presidentit amerikan, Barak Obama, ka nisur me mbledhjen e fondeve për zgjedhjet e ardhshme, me parashikimin se brenda kësaj jave do të kenë grumbulluar mbi 200 milionë dollarë. Deri në fund të shtatorit ishin siguruar rreth 155 milionë dollarë. Dhe synimi për ta shtuar këtë shifër me 60 milionë dollarë të tjerë nuk duket i paarritshëm deri në fund të vitit. Ndërkohë synimi i tyre përfundimtar është të sigurojnë 750 milionë dollarë. Fushata parazgjedhore e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2012 pritet të jetë më e shtrenjta në historinë amerikane.

© Panorama.al

Te lidhura