Foltorja 2, demokratët mblidhen përpara kryeministrisë

Nov 24, 2025 | 18:22

Sot opozita zhvilloi foltoren e dytë përpara kryeministrisë, pas asaj të një jave më parë, ku fjalën kryesore e mbajti kreu i PD-së Berisha me kërkesën për të dhënë dorëheqjen Rama dhe Balluku.

foltorja

Edhe sot demokratët, kryesisht të Tiranës u vendosen përpara kryeministrisë, për të vijuar me ciklin e ri të Foltoreve dhe protestave, pas atyre përpara bashkisë, një vit më parë.

Opozita kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku, pas marrjes së kësaj të fundit si e pandehur nga ana e SPAK dhe vendosjes së masës pezullim nga detyra nga GJKKO.

© Panorama.al

Te lidhura