FMN i rekomandon Shqipërisë uljen e borxhit

Dec 21, 2011 | 17:53
Kopertinae Raportit te FMN-se

Shqipëria duhet të reduktojë brenda vitit 2013 borxhin me 50% të Prodhimit të Brendshëm Bruto(PBB). Ky është rekomandimi që vjen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar nëpërmjet një raporti publikuar sot.

Raporti ka në qendër 6 vendet e rajonit, dhe sjell të dhëna lidhur me ndikimet e krizës financiare botërore në vendet e Evropës Juglindore.

Sipas raportit, Shqipëria e ka përballuar rënien ekonomike gjatë vitit 2009 si pasojë e një politike të kujdesshme dhe besimit të investitorëve tek Shqipëria.

Por sipas raporti Shqipëria gjithsesi nuk i ka shpëtuar plotësisht krizës, pasi citohet se borxhi publik i është afruar kufirit zyrtar me 60% të PBB, ndërsa niveli i eksporteve ka pësuar rënie.

Raporti thekson gjithashtu, se vendi ynë është një vend i besueshëm për investitorët e huaj.

© Panorama.al

Te lidhura