Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde e ka vlerësuar të zymtë ekonominë botërore, duke apeluar për marrjen e masave urgjente për përballimin e situatës.
Sipas saj, nevojiten veprime nga të gjitha shtetet për ta përmirësuar gjendjen, duke filluar nga vendet evropiane, që po ballafaqohen me borxhet.
Duke folur në Uashington, në Departamentin e Shtetit, shefja e FMN-së paralajmëroi se nëse problemet nuk trajtohen me vendosmëri, ekonomia globale mund të ballafaqohet me rreziqet që çuan botën drejt Depresionit të Madh të vitit 1930.
Ajo tha se nuk ka asnjë ekonomi në botë që do të mund të krijonte imunitet ndaj krizës.
© Panorama.al












