“Flying For Kosovo”, James Berisha kthehet në Kosovë

Jan 19, 2012 | 17:40

 

James Berisha ka shkelur sot sërish tokën për të cilën po lobon që të njihet.

Piloti shqiptaro-amerikan është kthyer i përlotur dhe me një rrëfim të rëndë për muajt e tmerrit që ka përjetuar në një burg në Eritrea.

Ai ka thënë se e ka menduar shpesh vdekjen, dhe vështirë ka besuar se do të lirohet ndonjëherë .

Piloti ka thënë se shumë shpesh ka mbetur pa ushqim, pa shtrat e pa mbulojë.

Zv/kryeministri Pacolli ka thënë se qeveria dhe diplomacia kosovare është meritore për lirimin, duke pohuar se negocimi me qeverinë e Eritresë ka qenë shumë i vështirë. (indeksonline)

© Panorama.al

Te lidhura