
Pas liberalizmit të vizave numri i shqiptarëve që kërkojnë të hyjnë ilegalisht në Britaninë e Madhe ka pësuar një rritje ta lartë. Në një artikull të britanikes Daily Express, thuhet se para se shqiptarët të përfitonin nga liberalizimi i vizave, gjatë vitit 2010, oficerët e emigracionit britanik kapnin rreth dy emigrantë të paligjshëm shqiptarë në javë.
Gjithnjë sipas gazetës, pasi Brukseli hapi dyert, rreth 229 emigrantë janë kthyer në tre muaj, mes muajve korrrik dhe shtator 2011, një rritje prej më shumë se 800 përqind.
Sipas një studimi të Frontex, Agjencia Evropiane e Kufijve, në të njëjtën periudhë rreth 3.550 shqiptarë u kthyen nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropiaa, një rritje me shtatëfish krahasuar me një vit më parë.
Këto detaje dalin një javë pasi BE hapi bisedimet mbi liberalizimin e vizave për Kosovën.
Sipas ekspertëve, ky veprim pritet të sjellë një fluks të madh emigrantësh të paligjshëm në Britaninë e Madhe, dhe ndoshta më shumë banda kriminale të cilat do të shfrytëzojnë kontrollet e dobëta kufitare.
Gerard Batten, europaralmentar britanik nga Partia Antiemigracion UKIP dhe zëdhënës i ministrisë së Punëve të Brendshme thotë për gazetën se “ne kemi dhënë disa herë paralajmërime lidhur me këtë efekt që sjell sistemi i liberalizimit të vizave.”
“Këto shifra janë vetëm maja e ajsbergut, sepse përfaqësojnë vetëm ata emigrantë që janë kapur”- ka saktësuar ai.
Një tjetër ekspert shprehet se këto shifra janë një këmbanë alarmi lidhur me masat që duhet të merren në kontrollet kufitare.
Daily Express shkruan më tej se bandat shqiptare kontrollojnë rreth 75% të shtëpive publike në Britani, dhe se bandat e tyre janë të implikuara në trafikun e heroinës, rrëmbimit dhe grabitjeve në rrugë.
© Panorama.al











