Floriana Garo takim me shqiptarët e Italisë: Të gjithë duan një atdhe që ofron mundësi me një të ardhme për t’u krenuar!

Feb 16, 2025 | 18:19

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka zhvilluar një takim me shqiptarët e Italisë në Bari, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

111111

Në takimin me diasporën shqiptare në Itali, morën pjesë gjithashtu Jozefina Topalli, Fisnik Qosja, dhe Shkëlqim Hoxha.

2222222

Përmes një postimi në rrjetet e saj sociale ne Facebook, krahas fotove nga takimi me shqiptarët, Garo thotë se dashuria dhe përkushtimi i diasporës për Shqipërinë janë të jashtëzakonshme.

uuuuu

“Me Jozefina Çoba Topalli, Fisnik Qosja, Shkelqim Hoxha në një takim të mrekullueshëm me diasporën shqiptare në Bari!
Dashuria dhe përkushtimi i diasporës për Shqipërinë janë të jashtëzakonshme. Të gjithë duan një atdhe që ofron mundësi me një të ardhme për t’u krenuar! Ndryshimi është i domosdoshëm dhe bashkë do ta bëjmë realitet! Fitore”, shkruan Garo në Facebook.

© Panorama.al

Te lidhura