Florian Binaj i bashkohet protestës së Adriatik Lapaj: Detyrë e çdo qytetari që nuk pranon të nëpërkëmbet! Të ngremë zërin, shumë mirë që njerëzit po çohen

Dec 18, 2025 | 22:32

Aktori dhe aktivisti Florian Binaj ka reaguar sot përmes një postimi në Facebook, ku ka bërë thirrje për mobilizim qytetar kundër qeverisë, teksa do i bashkohet të shtunën protestës së Adriatik Lapajt.

binaj lapaj

Binaj thekson se protestat janë “detyrë bazë e çdo qytetari që nuk pranon të nëpërkëmbet, të vidhet dhe të nënçmohet”.

Ai u shpreh se heshtja e qytetarëve i jep kurajo qeverisë për abuzime, ndërsa ngritja e zërit dhe bashkimi në protesta e detyron pushtetin të tërhiqet. Sipas tij, Shqipëria ndodhet në një rrugë të gabuar dhe është momenti që qytetarët, pa dallime partiake, të reagojnë.

Më herët gjatë ditës, Florian Binaj iu bashkua protestës së Adriatik Lapajt, i cili prej disa ditësh po qëndron në sheshin përpara Kryeministrisë. Ai bëri të ditur se do të marrë pjesë në të gjitha protestat e paralajmëruara, përfshirë ato të Partisë “Mundësia”, lëvizjes “Shqipëria Bëhet” dhe Partisë Demokratike.

© Panorama.al

Te lidhura