Flokëkuqet pushtojnë PD-në, Çiljeta dhe Greta me të njëjtin look

Dec 3, 2011 | 13:35

Tashmë i përkasin të njëjtës forcë politike, Çiljeta është anëtarë në Këshillin e PD-së, kurse Greta është emëruar zv. kryetare e Forumit rinor të kësaj partie. Që të dyja kanë ambicie në politikë, duke e ditur që karriera muzikore herët e vonë mund të zbehet dhe nuk mund të jenë në maja, edhe pas disa vitesh vajzat simpatike kanë menduar të bëjnë një investim serioz për të ardhmen duke u angazhuar me politikë. Mbase kjo mund të jetë hera e vetme kur dy këngëtaret që janë super të paguara në koncerte, punojnë në mënyrë vullnetare, por nëse karriera e tyre do shkojë mirë, ky do quhet një investim me vlerë. Por i çuditshëm është fakti se që të dyja vajzat kanë preferuar të ndryshojnë look duke u kthyer nga brune në flokëkuqe. Çiljeta ka disa muaj që na shfaqet me kokën flakë të kuqe e me balluke, por edhe Greta Koçi u shfaq tek “E Diela shqiptare” me flokë të kuq dhe balluke. Pra, tashmë Çili dhe Greta kanë shumë pika të përbashkëta, kanë filluar të merren me muzikë shumë të reja, janë futur në politikë tek e njëjta forcë poltike dhe së fundi kanë preferuar të njëjtin look. Duket pak si ironi të shkosh tek partia blu me flokë të kuq, apo jo?

© Panorama.al

Te lidhura