TIRANE- Komisioni Qendror Zgjedhor vendos dergimin e nje inspektori per verifikimin e problemit me fletet e pavlefshme ne njesine numer 5, ne te vetmen qe vazhdon ende numerimi per finalizmin e gares me rivaleve Basha-Rama.
Problemi u ngrit ne mbledhjen e pasdites ne KQZ nga perfaqesuesi i PS-se, Genc Gjoncaj, sipas te cilit duhet pare nese gervishtjet e konstatuara ne fletet e kontestuara jane probleme te prodhimit, apo demtime te fletes nga votuesi.
“Është vënë re një fenomen se fletë e votimit kanë pasur shënime. Nuk do dëshiroja që kjo gjë të merrte veprim të gabuar nga KZAZ përkatëse, ndërkohë që mund të dërgojmë inspektorët që të bëhen verifikimi i duhur. Sipas njoftimeve në brumin e letrës ishin shënime të letrës jo të votuesit. Nuk di as sasinë e fletëve të dëmtua, e as kandidatit te cilit i perkasin”- ka thene ai,
Sipas perfaqesuesit te PD, Njazi Kosovrasti nje problem te tille eshte ne gjendje ta zgjidhe vete KZAZ, qe ka te drejten e vendimarrjes. “Që inspektorët të shkojën është normale. Por unë nuk mendoj që këto vlerësime të procesit dhe ato që kanë të bëjnë me vlefshmërine e fletëve të votimit nuk është në kopetencën tuaj por të asaj KZAZ. Të vazhdojë puna pa i shqetësuar komisionerët”,- tha Kosovrasti.
Ne fund te diskutimit, kreu i KQZ-se, Arben Ristani e quajti te drejte shqetesimin dhe argumentimin e te dy paleve dhe dekalroi se nuk është veprim i gabuar nëse inpektori shkon dhe vërteton një fakt te tille.
© Panorama.al











