Flet ish Kryeministri, Majko: Basti i Ramës, Berisha në pension

Jul 21, 2012 | 10:03
Ish-kryeministri Pandeli Majko

Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe aktualisht deputet i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, deklaroi se do të ndiejë keqardhje nga dalja në pension e Kryeministrit aktual Sali Berisha. Duke e quajtur Berishën një “elefant” të politikës, Majko shprehet se keqardhja e tij do të vijë nga fakti se në të ardhmen vendin e tij do ta zënë “dhelprat” e PD-së.

Në një interviste për “Kosova.info”, ish-kryeministri ka folur për zgjedhjen e Presidentit Bujar Nishani dhe për ndryshimet e realizuara në reformën zgjedhore.

Majko preferon të heshtë lidhur me pyetjet për ish-liderin e opozitës, Fatos Nano, duke thënë se “Fatosin unë e vlerësoj me të mirat dhe të këqijat për vendin që ai zë në memorien time. Prandaj më duket se mospërgjigjja ka më shumë kuptim”.

Gjate intervistes Majko flet edhe per rolin e Edi Rames dhe i jep pergjigje pyetjes nese mundet ai te jape me per PS-ne.

Ish-kryeministri fton të rinjtë e Kosovës të festojnë në Vlorë më 28 nëntor për 100-vjetorin. Sipas Majkos, bashkimi i shqiptarëve nuk eshte tabu. “Nëse nuk e bëjmë dot sot, kur do ta bëjmë?!- thote Majko.

(Intervisten e plote te ish kryeministrit Majko e lexoni ne gazeten “Panorama” ne numrin e sotem te versionit print).

© Panorama.al

Te lidhura