Flamurtari i këtij sezoni mund të quhet i kompletuar në të gjitha repartet teksa çdo pozicion është i dubluar me dy ose tre lojtarë. Vetë trajneri i kuqezinjve, Edmond Lutaj, e ka quajtur luks këtë gjë, pasi ka në dispozicion shumë alternativa për të përzgjedhur. Dy repartet ku ka mbipopullim lojtarësh janë ai i mbrojtjes dhe i mesfushës. Nga njëra anë, kjo është diçka pozitive për stafin teknik, por për shumë lojtarë kjo krijon vështirësi në gjetjen e hapësirave në formacion. Në ndeshjen e parë të këtij sezoni, ku Flamurtari fitoi 2-1 ndaj Kamzës, ra në sy qëndrimi në stol i pesë lojtarëve të njohur. Bëhet fjalë për mbrojtësit Julian Brahja e Halim Begaj, mesfushorët Ndriçim Shtubina dhe Lejdi Liçaj, si dhe sulmuesin Dragomir Draganov.











