VLORE- Situatë e tensionuar pas ndeshjes Falmurtari- Skëndërbeu në Vlorë. Tifozët vlonjatë kanë hedhur sende të forta në fushë, ndërsa kanë shkatërruar një pjesë të mirë të ulseve të stadiumit të qytetit.
Situata është tensionuar edhe më shumë pasi tifozët kanë lënë stadiumin, pasi kanë bllokuar rrugën kryesore. Mësohet se futbollistët e ekipit të Skëndërbeut janë shoqëruar nga forca të shumta policie për të dalë nga stadiumi.
Gjatë gjithë kampionatit, Flamurtari dhe Skëndërbeu kanë akuzuar njëra- tjetrën për rezultate të fiksuara. Ekipi korccar është shpallur kampion i këtij viti në Shqipëri, pavarësisht se ndeshja e fundit, e luajtur sot u fitua nga ekipi vlonjat me rezultatin 1:0.











