
Skënderbeu është shpallur Kampion i Shqipërisë për herë të parë pas 78 vitesh, pasi Flamurtari braktisi në minutën e fundit ndeshjen në Shkodër dhe sipas rregullores, Vllaznia do fitojë tri pikët në tavolinë.Një penallti në minutën e fundit të takimit e dhënë për ekipin e Vllaznisë ka mjaftuar që skuadra vlonjate, e cila kishte udhëhequr ndeshjen deri në atë minutë 0-1, të tërhiqet dhe të mos pranonte kthimin në fushën e lojës. Gjyqtari Pashaj, pasi ka pritur për pak çaste dhe pasi ka kontaktuar me kapitenin Sakaj dhe pastaj me zv. kapitenin Veliu, të cilëve u ka treguar edhe kartonin e kuq ka ndërprerë takimin, duke mos lejuar madje të ekzekutohej as penalltia. Pavarësisht irritimit të stafit teknik të Flamurtarit, si edhe lojtarëve të kësaj skuadre, sipas konfirmimeve të po këtyre të fundit, gjithçka në fushë ka qenë korrekte, për sa i përket pjesës nën përgjegjësi të Vllaznisë. Në rastin konkret me gjasa nga Disiplina do merret në shqyrtim vetëm Flamurtari dhe jo të skuadra shkodrane. Në këtë mënyrë bëhet i pavlefshëm edhe vendimi i Apelit për ndeshjen Laçi-Flamurtari, pasi nuk ndryshohet gjë edhe nëse Flamurtari merr tri pikët. Madje kjo gjë është e mundshme për të evituar një ankesë të vlonjatëve në UEFA. Ndërkaq, në Korçë ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive duke fituar 1-0 me Elbasanin e vendit të fundit. Një lojë me plot nerva nga të dyja skuadrat, por që u zgjidh nga Muzaka në minutën e 5-të shtesë të pjesës së parë. Pas kësaj fitoreje Skënderbeu u shpall edhe matematikisht kampion duke nisur festën me tifozët e vet. ky ishte trofeu i dytë që kjo skuadër ka arritur të marrë në kampionatet ku ka marrë pjesë që nga viti 1930.
Tirana – Bardheblutë u bënë një “dhuratë” Bylisit, teksa u mundën lehtësisht në “Selman Stërmasi” me shifrat 0-2. Me këtë triumf ballshiotët e Canajt janë një hap larg mbijetesës, pasi teorikisht kanë siguruar qëndrimin në Kategorinë Superiore. Tirana ka zbritur në fushë me shumë mungesa dhe me lojtarë që kanë vendosur ta bëjnë pushim. Ka qenë vetë presidenti i 24 herë kampionëve të vendit, Refik Halili, ai që para fillimit të sfidës u ka thënë futbollistëve që edhe mund të mos luajnë, meqenëse ishte një ndeshje pa objektiva. Një gjë të tillë e ka pohuar vetë kreu i klubit për mediat, teksa u shpreh se ishte një takim pa interes nga ana e kryeqytetasve, duke qenë se nuk kanë më asnjë synim në kampionat. Pas kësaj përballje, pavarësisht se Tirana nuk rrezikon rënie nga kategoria, mund të mbetet pa trajner, pasi mësohet se Misho ka deklaruar se mund të kthehet në Kroaci. Deri dje kjo nuk ka ndodhur, kështu që duhet parë sot.
Besa – Ndërsa në Laç, vendasit i kanë lënë të gjithë me gojë hapur, teksa dje nuk kanë falur në shtëpi, duke mposhtur me rezultatin 3-2 Besën, skuadër kjo që është thuajse e rënë në të Parën. Mirëpo, kavajasit kanë edhe një shans. Kështu, një humbje e peqinasve në Elbasan dhe një fitore e kavajasve ndaj Tiranës, nxjerr verdhezinjtë në “play-out”, si dhe e rrëzon Shkumbinin pas shtatëmbëdhjetë vjetësh në Kategorinë e Parë. Gjithsesi, laçianët kanë mbajtur fjalën, se nuk do të tolerojnë në asnjë takim. Dhe ashtu ndodhi. Pas heqjes së titullit Flamurtarit, bardhezinjtë e Nicës me fitoren e djeshme kanë çuar drejt së Parës, Besën. I ka shpëtuar rënies direkte nga kategoria edhe Dinamo e Teuta, dy skuadra këto që luajtën fort për t’i marrë pikë njëra-tjetrës në “Qemal Stafa”. Në fund, një barazim i bardhë, shtatë kartonë, nga të cilët njëri i kuq.
Xhafaj: Pashaj vulosi turpin
Tejet i mërzitur dhe me një mllef të paparë është paraqitur para gazetarëve, Daniel Xhafaj. Golashënuesi më i mirë i kampionatit ka pohuar se ky ishte një tjetër turp i futbollit shqiptar. “Mund të them pa frikë për atë që po luhet në kurriz të një qyteti të tërë, se është vetëm një turp i madh. Në vend që të afrohen tek ky sport, me këto veprime vetëm e largojnë këtë sport nga njerëzit që kanë dëshirë të merren me të”, vijon sulmuesi. Ndërsa golashënuesi më i mirë i këtij kampionati duket se ka hedhur tej “Këpucën e Artë”, që do të fitojë në fund të këtij sezoni, duke mos e konsideruar shumë si trofe.
Ahmataj: Penallti fantazmë
Ka dalë me karton të kuq për protestë ndaj gjyqtarit të takimit pas dhënies së 11-metërshit mbrojtësi i majtë i Flamurtarit, Julian Ahmataj. “Ky është një turp i madh. Nuk gjen njeriu fjalë të tjera për të përshkruar atë që është në dëm të ekipit tonë. Unë veç një fjali do t’i thosha arbitrit: “Kemi luajtur për kaq vite me radhë futboll, nëse ajo që dha ishte penallti, atëherë unë dhe shokët e mi do të heqim dorë krejtësisht nga futbolli. Kjo penallti nuk është dhënë as në ’97-n. Është një turp, një maskaradë që është bërë në kurriz të ekipit tonë. S’di as çfarë mund të thuhet më shumë në të tilla raste”, ka pohuar Ahmataj.
Renditja
Nr. Ekipi ND F B H GSH GP P
1. Skënderbeu 32 23 4 5 52 22 73
2. Flamurtari 31 21 3 7 61 24 66
3. Vllaznia 31 16 8 7 38 25 56
4. Laçi 32 14 5 13 42 41 47
5. Tirana 32 11 11 10 40 28 44
6. Bylis 32 12 4 16 42 48 40
7. Dinamo 32 10 9 13 43 46 39
8. Teuta 32 10 9 13 35 38 39
9. Kastrioti 32 10 9 13 36 44 39
10. Shkumbini 32 11 6 15 41 53 39
11. Besa 32 9 9 14 32 45 36
12. Elbasani 32 4 3 25 29 77 12
Shënim: Elbasani, minus 3 pikë në renditje, i dënuar nga FIFA.
Skënderbeu-Elbasani 1-0
Shënues: Muzaka 45+5′
Gjyqtarë: Artan Taullau/ R.Preça dhe B.Kaimi
Kartonë të verdhë: Markoviç, Fagu, Shkëmbi/ Çapja, Llani, Kuçi
Skënderbeu: Shehi, Fagu, Bicaj, Vrapi, Arapi, Biskup, Muzaka, Vishaj (Topalli 88′), Markoviç (Lako 73′), Shkëmbi, Joliç (Idrizi 46′). Trajner: Shpëtim Duro
Elbasani: Llani, Mehmetaj, Jandriç, Sulejmanoviç, Kaçuli, Merxha (Tafani 46′), Gava, Hyshmeri (Dosti 86′), Kuçi, Çapja, Dalipi (Bakiu 46′).
Trajner: Ilirjan Filja
Laçi-Besa 3-2
Shënues: Dragiçeviç 6′, Buljan 67′, Hysa 76’/ Dhëmbi 55′, Lazarevski 91′
Kartonë të verdhë: Selimi, Mile/ Nora, Sefa
Kartonë të kuq: Dhëmbi 70’/ Selimi 73′
Gjyqtarë: Ervis Peza/ E.Doda dhe E.Biçaku
Laçi: Vashaku, Doku, Rexha, Buljan, Kastrati (Vidakoviç 71′), Milenkoviç, Vucaj, Selimi, Dragiçeviç (Shazivari 56′), Mile (Zefi 78′), Hysa. Trajner: Stavri Nica
Besa: Kotorri, Djarmati (Hoxha 26′), Lazarevski, Jakupi, Poçi, Krasniqi, Dhëmbi, Shtini, Nora, Dos Santos, Sefa. Trajner: Gerd Haxhiu
Tirana-Bylis 0-2
Shënues: Gega 11′, Xhafa 63′
Karton i verdhë: Dushku
Gjyqtarë: Enea Jorgji/ D.Agaraj dhe D.Koreshi
Tirana: Nallbani, Sina, Dabulla, Dushku (Sorra 51′), G.Lika, Osmani, Muça, Gvozdenoviç, Pashaj (Hajdari 46′), Pejiç (M.Nallbani 63′).
Trajner: Luan Sengla
Bylis: Frashëri, Ristevski, Soza, Kelmendi (Idrizi 87′), Da Silva, Shoshi, Gega, Abazaj, Xhafa, Arbri (Koreshi 73′), Dimo (Kepi 77′).
Trajner: Agim Canaj
Dinamo-Teuta 0-0
Kartonë të verdhë: Vila, Opoku, Ferraj/ A.Hoxha, Pepa, Sheta
Karton i kuq: Vila 33′
Gjyqtarë: Sokol Çekaj/ G.Qirici dhe A.Pregja
Dinamo: Hoxha, Malota, Miloviç, Malakarne, Ferraj, Putinçani (Daja 84′), Peqini, Opoku, Vila, Martinena (Lala 90′), Bërkiç.
Trajner: Artan Mërgjyshi
Teuta: Rizvani, Stafa, Kraja, Sheta, Hoti, Tairi, Rugova (Bakiasi 83′), A.Hoxha, Tafili (Xhemali 73′), Frashëri, Pepa (Nino 90’+3). Trajner: Edi Martini
Vllaznia-Flamurtari 0-1
(e ndërprerë në minutën e 90-të)
Shënues: Xhafaj 7′
Gjyqtarë: Bardhyl Pashaj/ D.Rexha dhe E.Barushi
Kartonë të verdhë: Smajli, Vajushi
Kartonë të kuq: Ahmataj, Sakaj, Veliu
Vllaznia: Vujadinoviç, Smajli, Rajoviç, Sykaj (Semina 46′), Jasiç, Nallbani, Belisha, Gocaj (Abraham 62′), Shtubina (Hasani 46′), Vajushi, Sinani. Trajner: Mirel Josa
Flamurtari: Spaho, Sakaj, Ramadani, Veliu, Ahmataj, Begaj (Liçaj 79′), Lena (Devolli 57′), Zeqiri, Progni, Xhafaj, Plaku (Shehaj 87′). Trajner: Gugash Magani
Shkumbini-Kastrioti 2-1
Shënues: Kuli 58′ (p), Mustafaraj 78’/ Inkango 89′
Kartonë të verdhë: S’ka
Gjyqtarë: Arianit Lulaj/ P.Puto dhe R.Avdo
Shkumbini: Bejte, Sekulovski, Mujdragiç (Gudijeljac 76′), Mustafaj, Kuli, Shenaj, Xhyra, Dervishi (Belçev 46′), Gjyla, Krasniqi, Veliaj.
Trajner: Kristaq Mile.
Kastrioti: Tafaj, Caca, Hoxha, Zore, Xhafa (Piskor 51′), Ragipoviç, Muçollari (Stojanoviç), Babiç (Bashiç 75′) Malaj, Alikaj, Inkango.
Trajner: Ramazan Ndreu
LEONARD KARAJ
© Panorama.al











