“Fishkëllima e gjatë nuk është nervozizëm, por erotizëm”- Rama batuta me kandidatet për deputete: Shtriga e Vlorës në një podium me shtrigën e “Çadrës”

Mar 23, 2025 | 18:54

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Vlorë, ku ka prezantuar kandidatët për deputetë, ka bërë batuta me të pranishmit në sallë, ku disa prej tyre herë pas here fërshëllenin.

rama vlore

“Fishkëllima e gjatë në Vlorë nuk është nervozizëm, është erotizëm, dashuri, pasion. Është erotizëm politik”, tha Rama.

Ndër të tjera ai u ndal edhe te kandidatet për deputetë duke thënë “E imagjinonit të shikonit shtrigën e Vlorës, Bruna Mesimni, në një podium me shtrigën e çadrës”, duke iu referuar Zamira Sinës.

Rama: Më vjen mirë që jeni këtu sot dhe shpresoj që të gjithë ata që janë këtu sot të bëhen zëdhënës të kësaj skuadre të përzier. E imagjinonit të shikonit shtrigën e Vlorës, Bruna Mersini në një podium me shtrigën e çadrës. Ajo i ka lyer flokët për fushatë, por i ka të zeza. Një e zezë, një e bardhë. Kjo është PS që duam për Vlorën. Ju falënderoj shumë dhe deri më 11 maj ti që bën këtë fishkëllimë e gjatë do ia bësh në vesh çdokujt që është i lëkundur.

© Panorama.al

Te lidhura