
TIRANE- Ministria e Financave ka njoftuar se sot pritet zhvillimi i ankandit te obligacionit tre-vjeçar në Bankën e Shqiperisë.
Sipas burimeve zyrtare te ministrise, mesohet se data e emetimit të këtij ankandi do të jetë 06.01.2012, ndërsa data e maturimit 06.01.2015.
“Në këtë ankand mund të marrin pjesë të gjithë qytetarët si dhe bankat e nivelit të dytë. Mësohet se shuma e përgjithshme që do të emetohet është 1.5 miliardë lekë”- thuhet nje njoftimin e Financave.
Kuponi indikativ i ofruar nga Ministria e Financave do të jetë 8.65 % dhe do të paguhet çdo 6 muaj, përkatësisht në datat 06 Korrik dhe 06 Janar.
Ky është ankandi i parë që qeveria zhvillon për bonot e thesarit me afat maturmi 3-vjeçar dhe i pari për këtë vit.
© Panorama.al











