Fier, grabitje me armë në një Supermarket

Dec 13, 2011 | 20:33

FIER- Një person i maskuar dhe me armë arriti të merrte 200 mijë lekë të reja nga arka e një Supermarketi.

Ngjarja ka nodhur mbrëmjen e së martes në Fier në lagjen “Kastriot” të këtij qyteti. Sipas policisë, ka qenë një person i cili nën kërcënimin e armës ka mundur të marrë paratë.

Ende nuk ka të dhënë lidhur me identitetin e grabitësit, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij. Po hetohet edhe për përfshirje të personave të tjerë në vjedhje.

© Panorama.al

Te lidhura