
Pikat doganore të Shqipërisë me vendet fqinje po përjetojnë fluks të madh udhëtarësh me rastin festave të fundvitit.
Edhe mengjesin e sotem ka vijuar fluksi i udhëtarëve që mbërrijnë në porte e pikat e kalimit kufitar me Greqine, ne pritje te mberritjes ne familje per t’iu gezuar se bashku nderrimit te viteve.
Fluksi vijon prej se paku tri ditesh ne porte e pika kufitare. Dje, në portin e Durrësit zbarkuan rreth 6500 udhëtarë. Sipas autoriteteve portale, një pjesë e madhe e udhëtarëve janë shqiptarë të Kosovës, të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri për të udhëtuar më pas drejt Kosovës.
Pjesa tjetër janë emigrantë shqiptarë të cilët kthehen në shtëpi për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.
Autoritete në Durrës duket se kanë marrë të gjitha masat për të përballuar me sukses këtë fluks udhëtarësh pasi po punohet me 35 sportele. Porti i Vlorës gjithashtu ka patur gjithahstu një fluks të madh udhëtarësh.
Radhe e gjate eshte shenuar edhe ne piken e kalimit kufitar ne Kapshtice dhe Kakavije, ku gjate fundjaves ka qene problen numri i paket i sporteleve, vene ne dispozicion nga ana e pales greke.
© Panorama.al











