Festat, Berisha takim me fëmijët e fshatit SOS

Dec 28, 2011 | 10:52

TIRANE- Kreu i qeverise, Sali Berisha, shoqeruar nga bashkeshortja e tij kane pritur femijet e fshatit SOS ne nje takim festiv per nder te festave te fundvitit.

Ne pershendetjen e tij per femijet, Berisha, duke garantuar mbeshtetje te madhe nga qeveria qe drejton ka shprehur falenderim te vecante per ato vajza e nena qe kujdesen per keta femije.

“Nderim i vecante per mesueset tuaja, nenat e ketij fshati” ka thene Berisha, duke falenderuar njeheresh edhe te gjithe bizneset qe mbeshtesin ne mirerritjen e femijeve.

Berisha dhe bashkeshortja e tij ndanë dhurata të ndryshme me lodra e veshje per femijet, duke u uruar atyre por edhe gjithë fëmijëve të Shqipërisë, një vit të mbarë e të gëzuar, ashtu siç ata e meritojnë.

© Panorama.al

Te lidhura