Festa e Kurban Bajramit, Berisha uron besimtarët mysliman: Sakrificat e lutjet tuaja qofshin të pranuara për të mirën tuaj, të familjeve dhe të gjithë Shqipërisë

Jun 5, 2025 | 21:47

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

sali berisha

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha u ka uruar besimtarëve në këtë ditë të madhe lutje dhe sakrifica të pranuara.

“Urim! Besimtarëve muslimanë nga zemra i uroj Gëzuar Kurban Bajramin. Sakrificat e lutjet tuaja qofshin të pranuara nga Zoti në këtë natë të madhe, për të mirën tuaj, të familjeve tuaja dhe të gjithë Shqipërisë”, ka shkruar Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura