Festa e Hashures, urojnë Berisha, Arvizu, Basha

Dec 6, 2011 | 14:08

Urime per festen e Hashures, besimtaret bektashinj kane marre sot nga kreu i qeverise, Berisha, ambasadori i SHBA, Arvizu, kreu i bashkise se Tiranes, Lulzim Basha dhe perfaqesues te partive politike.

“Është një rast shumë i vaçantë për të përcjellë urimet më të përzemërta, nderimin më të thellë bektashinjtë shqiptarë. Këtë ditë të cilën mund ta konsiderojmë, një ditë të mrekullive të mëdha në jetën shpirtërore të botës islamike por edhe një ditë universale për të gjithë besimtarët” tha Berisha pas vizites ne seline e Bektashinjve.

Sipas tij, sivjet festohet dita e Hashures në prag të 100 vjetorit të pavarësisë. “Është një rast të shprehim nderimin më të thellë për rolin që bektashinjtë kanë dhënë në pavarësinë e Shqipërisë, në doktrinën e kombit shqiptar. Ata në çdo rast kanë qëndruar më anën e kombit, kanë mbështetur çështjen e drejtë me sakrificat më të mëdha. Uroj që vitin tjetrë ta festojmë ditën e Hashures më mirë, më të mëkëmbur, më të lire” ka përfunduar kryeministri Berisha urimin e tij.

Vizite dhe urime per nder te festes ka bere edhe ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu i cili vizitoi sot komunitetin e Bektashinjve.  “Është një ditë e veçantë për komunitetin Bektashi prandaj erdha që të shpreh vlerësimin tim. Shpreh vlerësimin për rolin që Baba Mondi dhe komuniteti bektashi luan jo vetëm në Shqipëri por edhe për besimtarët në të gjithë botën” ka theksuar Arvizu.

© Panorama.al

Te lidhura