
TIRANË- Presidenti i vendit, Bamir Topi ka uruar sot të gjithë besimtarët bektashinj me rastin e festës së Hashures. Urimet janë bërë pas vizitës së kreu i shtetit zhvilloi në selinë e Bektashinjve.
“Kjo është një ditë plot kuptim për bektashinjtë, ku përkujtohen të gjithë luftëtarët që luftuan për liri dhe demokraci. Në këtë ditë patjetër që i jap të gjithë urimet për çdo besimtar”- tha Topi.
Sipas tij, festa e Hashures ka sinjifikatë shumë interesantë, pasi në gatimin e saj baza është gruri.
“Gjithë kjo, brenda filozofisë bazale ka mirëkuptim, ndihmë, komunikim dhe për të qenë të gjithë së bashku në një jetë që na ka sjellë së bashku në këtë botë”- tha Topi.
© Panorama.al











