Festa e Hashures, Presidenti Topi urim bektashinjve

Dec 5, 2011 | 19:42

TIRANË- Presidenti, Bamir Topi ka uruar sot gjithë besimtarët bektashinj me rastin e Festës së Hashures. Urimet janë përcjellë përmes një mesazhi publikuar në faqen zyrtare të Presidencës,  drejtuar Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve.

“Është vërtetë një traditë e bukur e kësaj date të bekuar në kalendarin islamik, por edhe një vlerë e rrallë njerëzore, e cila tek besimtarët shqiptarë shfaqet me gjithë shenjtërinë e saj, kur vëren shfaqjen e dashurisë dhe të mirëkuptimit për njëri-tjetrin, një qasje më të ndjerë ndaj aktit të ofrimit të ndihmës, shkëmbimit të të mirave, vëmendjen ndaj të moshuarve e ndaj fëmijëve, duke u dhënë atyre më tepër përkujdesje, dashuri e kënaqësi”- shkruhet në mesazhin e presidentit.

Ai uron që viti i ardhshëm të jetë një vit i prodhimtarisë, begatisë, i paqes, tolerancës, si dhe i krijimi të familjeve të reja, të lindjes së fëmijëve të shëndetshëm dhe i të gjithë të tjerave.

© Panorama.al

Te lidhura