Festa e 28 Nëntorit! Presidentja Osmani: Historia jonë, e shkruar me gjak! Sot, Kosova e Shqipëria ecin krah për krah

Nov 28, 2025 | 9:23

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Festën e 28 Nëntorit, duke u shprehur se historia e shqiptarëve është shkruar me gjak.591367323_1386374029513799_5357836352400001454_n

“Dita e Flamurit, e Pavarësisë së Shqipërisë, e lindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe e daljes së parë publike të UÇK-së, janë katër ngjarje që përbëjnë boshtin e krenarisë sonë kombëtare”, shkruan Osmani.

Presidentja shprehet se sot, Kosova e Shqipëria, ecin krah për krah si dy shtete, një komb, dy flamuj dhe një zemër.

“Gëzuar Ditën e Flamurit! Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë!”, uron Osmani.

 

Postimi i plotë:

Dita e Flamurit, e Pavarësisë së Shqipërisë, e lindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe e daljes së parë publike të UÇK-së, janë katër ngjarje që përbëjnë boshtin e krenarisë sonë kombëtare.

Nga Kruja e Skënderbeut, te Vlora e Ismail Qemalit dhe Prekazi i Jasharajve, historia jonë është shkruar me gjak, guxim dhe besim. Sot, Kosova e Shqipëria ecin krah për krah: dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër.

Gëzuar Ditën e Flamurit!

Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë!

Lavdi Komandantit Adem Jashari dhe të gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve të kombit tonë!

© Panorama.al

Te lidhura