Admirim për Barcelonën e Pep Guardiolës, por kurrsesi frikë. Kjo, sepse emri përballë nuk është as më shumë, e as më pak, por Mançester Junajtid. Kështu thotë Sër Aleks Ferguson që u thur elozhe lojtarëve të tij protagonistë të një sezoni të shkëlqyer Europian. “Nuk do të përsëritet historia e 2009-s. Të luash në Champions në çdo sezon na ka dhënë eksperiencë dhe besim. Ndryshe nga finalja e Romës, ndiej se skuadra është më e përgatitur. Nuk kemi ndryshuar shumë në emra, struktura është e njëjta, por kemi karakteristika të ndryshme, veçanërisht më shumë eksperiencë ndërkombëtare”.











