Dy fëmijët e Nicole Kidman dhe Tom Cruise raportohet se kanë pasur një marrëdhënie të tensionuar me ish-bashkëshortin e saj, Keith Urban.

Burime pranë ish-çiftit zbulua se ata kurrë nuk mundën ta pranonin atë si njerkun e tyre.
Aktorja dhe këngëtari njoftuan në fund të shtatorit se po ndaheshin pas 19 vitesh martesë.
Sipas RadarOnline, ndërsa Kidman ka qenë në krah të Urban për gati dy dekada, fëmijët e saj kurrë nuk e kanë kuptuar plotësisht se çfarë e ka tërhequr atë tek ai.
Aktorja adoptoi dy fëmijë, Bella dhe Conner, me ish-bashkëshortin e saj, Tom Cruise, ndërsa ka dy vajza me Keith Urban.
Sipas një burimi, fëmijët nga martesa e parë e aktores e kishin vënë prej kohësh në pikëpyetje marrëdhënien e nënës së tyre me Urbanin.
“Bella dhe Conner nuk e kuptuan kurrë se çfarë shihte Nicole te Keith”, tha burimi, duke shtuar: “Ishte e vështirë për ta qW ta shihnin atë të kalonte nga babai i tyre, ky superyll i mrekullueshëm, në një këngëtar të muzikës country. Nuk ndihmoi fakti që Keith u regjistrua në qendër rehabilitimi disa muaj pas dasmës së tyre”.
Nicole Kidman po zgjedh të mbrojë veten përballë realitetit të ri dhe të vështirë të jetës, pas ndarjes nga Keith Urban.
Në një intervistë me “Harper’s Bazaar” më 9 tetor, aktorja foli për mënyrën se si përballet me dhimbjen dhe humbjen, duke shpjeguar se gjithçka kalon dhe kjo është çliruese.
“Ka diçka çliruese në lidhje me të diturin se pavarësisht se sa e dhimbshme ose e vështirë është diçka, ka një mënyrë për ta kapërcyer. Duhet ta ndjesh. Do ta ndjesh dhe nganjëherë do të duket e pakapërcyeshme. Do të ndihesh e thyer, por nëse lëviz ngadalë, edhe nëse zgjat shumë, përfundimisht kalon“, tha Kidman.
Aktorja shpjegoi gjithashtu se dhurata më e madhe e kohës është përvoja që fiton: “Gjëja më e mirë e rritjes janë përvojat që fiton. Pra, të thuash, ‘Oh, kam qenë këtu më parë. E di si ta përballoj këtë tani’. Ose edhe nëse nuk ke qenë atje më parë, ke kaluar diçka të ngjashme dhe e di që mund ta kalosh.”
Çifti zyrtarisht u divorcua në shtator, pas 19 vitesh martesë. Nicole Kidman kërkoi divorc duke përmendur ” dallime të papajtueshme ” dhe kërkoi kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre, Sunday Rose dhe Faith Margaret.
© Panorama.al











