Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka ngritur shqetësime serioze për projektin “Smart City” dhe vendosjen e mijëra kamerave të vëzhgimit në Shqipëri, duke paralajmëruar rreziqe për privatësinë e qytetarëve dhe sigurinë kombëtare.
Sipas Mediut, Shqipëria nuk ka ende një ligj për kontrollin e sigurisë së investimeve të huaja, ndërsa ekziston rreziku që rrjetet e survejimit të ndërtohen nga kompani të huaja që nuk përmbushin standardet e NATO-s dhe BE-së. Ai përmendi edhe skandalin e AKSHI-t si shembull të cenimit të sigurisë së informacionit.
Mediu kërkon transparencë nga qeveria, si dhe përfshirjen e Parlamentit dhe Komisionit të Sigurisë, duke theksuar se kamerat nuk garantojnë siguri pa institucione të forta dhe të pakorruptuara.
Postimi i Mediut:
Dje u përcoll në media si një lajm pozitiv ndërtimin e Smart City, duke vendosur me mijëra kamera vëzhgimi në gjithë Shqipërinë nën pretendimin e luftës kundër krimit dhe sigurisë.
1-Së pari duhet sqaruar se si vend demokratik garantimi i privatësisë së qytetarëve është detyrim ligjor dhe kushtetues.
2-Është shumë e rëndësishme të dihet se kush është origjina e kompanive që propozojnë investime të tilla dhe sa janë ato pro NATO dhe brënda standarteve të NATOs dhe Bashkimit Europian
3-Shqipëria është nga vëndet e vetme në rajon e cila nuk ka një ligj për background chek(kontrollin e të dhënavr) për investimet e huaja një detyrim ky për Be dhe një nga ligjet më të rëndësishme në SHBA sic është CIFIAUS law.
4-Tashmë ka një shqetësim për njënrrjet të tërë survejimi me kamera në sektorë dhe infrastrukturë kritike të cilat vinë nga vënde që janë ndesh me inzeresat e sigurisë sonë kombëtare dhe kanë detyri m ligjor ti japin të dhpbat e përfituar nga këto komapni nëpërmjet këtyre sistemeve shërbimeve të tyre të Inteligjencës.
5- Shqipëria ka tashmë një skandal me AKSH ku përvec korrupsionit është cënuar siguria kombëtare dhe siguria e informacionit të një vendi anëtar të NATOs.
6- Jo rrallë këto sisteme janë përdorur si mjete shantazhi dhe për më teoër në një vend si Shqipëria ku nuk respektohet as ligji as qytetari dhe ku të dhënat e qytetarëve i ka partia dhe grupet kriminale
7- Parlamenti dhe komisjoni i sigurisë duhet të kërkoj informacion dhe transparencë për të garantuar qytetarët dhe zabtimine detyrimeve si vend anëtar i NATOs dhe prespektiv për BE.

Duhet të kemi parasysh se në një vend si Shqipëria mundet:
-Cënohet Siguria Kibernetike
-Rrjetet e kamerave në kuadër të projekteve “smart city”:
• janë të lidhura me serverë të centralizuar,
• shpesh mbështeten te operatorë privatë,
• ruajnë sasi të mëdha të dhënash sensitive.
• hakerimi i transmetimeve live të videove,
• akses të huaj ose kriminal në të dhënat e mbikëqyrjes, AKSHI është një fakt tashmë
• manipulimin ose falsifikimin e pamjeve filmike, për interesa kriminale dhe politikr
• sulme ndaj infrastrukturës publike.

Të cilat mund të minojë sigurinë kombëtare, në vend që ta përforcojë atë.
Këto sisteme “smart city” ndërtohen nga kompani teknologjike të huaja, shpesh nga juridiksione që karakterizohen nga:
• mbrojtje e dobët e privatësisë,
• detyrime ligjore për ndarjen e informacionit me qeveritë e vendeve të tyre.

Shqetësimet kryesore përfshijnë:
• akses të fshehtë (“backdoor”) në sistem,
• nxjerrje ose transferim të paautorizuar të të dhënave,
• përdorim gjeopolitik të infrastrukturës kritike si mjet presioni.

Ndjenjë e Rreme Sigurie, sigurinë e garanton një shtet me institucione jo korruptuar dhe i pa influencuar dhe komtrolluar nga krimi, ku respektohen liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe kushtetuta dhe Pastaj kamerat.

Kamerat në hapësirat publike nuk synojnë vetëm persona të dyshuar — ato monitorojnë të gjithë:
lëvizjet e përditshme,lidhjet shoqërore,protestat,aktivitetet fetare ose politike.
© Panorama.al